Cole, një modele për të harruar ish-gruan

13/01/2011 17:45

Futbollisti i kombëtares angleze dhe Chelsea-t, Ashley Cole, duket se e ka kaluar zhgënjimin e ndarjes nga këngëtarja Cheryl Cole, duke u lidhur me modelen e Playboy-t, Kayla Collins.

Megjithatë, ai duhet “ta mbrojë” dashurinë e tij të re nga sulmi reperit të njohur britanik, Aggro Santos, i cili gjithashtu është fiksuar pas bukuroshes amerikane.

Një burim tha: “Aggro ishte në një mbrëmje të organizuar nga këngëtarja Kimberly Wyatt dhe ishte i rrethuar nga vajza të mrekullueshme, por e vetmja që shikonte dhe dëshironte të fliste ishte Kayla”.

Top Channel