Vit i përgjakshëm për gazetarët

02/01/2011 00:00

2011 konsiderohet vit i përgjakshëm për median nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve. Në listën vjetore të publikuar numërohen 106 gazetarë, kameramanë dhe drejtues mediash të vrarë dhe 22 të tjerë që kanë humbur jetën aksidentalisht.

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve  fajëson për këtë qeveritë që dështuan në përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare për dhunën ndaj medias, ndaj i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon të ndërmarrë veprime drastike kundër vendeve më të rrezikshme, kryesisht në lindjen e mesme, vendet arabe dhe të Amerikës Latine. Federata bën thirrje për zbatim real të instrumentave ligjorë ndërkombëtarë  për të luftuar kulturën mbizotëruese të pandëshkueshmërisë  për krimet ndaj gazetarëve.

“Është jashtëzakonisht e qartë se dhuna vdekjeprurëse kundër gazetarëve nuk është vetëm një sinjal i shkaktuar nga konfliktet në mbarë botën, por ka bërë një cikël të rregullt në shumë vende ku gazetarët ishin gjahu në shënjestër dhe të vrarë nga armiqtë e lirisë së shtypit.
Në një situatë ku qeveritë e mohojnë ose janë indiferentë për atë që është shndërruar në një model të rregulltë  vrasjesh me shënjestër gazetarët, është detyrë e juaja dhe e Kombeve të Bashkuara për t’ju kujtuar atyre përgjegjësinë që kanë për të mbrojtur gazetarët,” shkruhet në letrën e Presidentit të FNGsë Jim Boumelha ndaj Ban Ki-moon.

Megjithëse egziston Dita Ndërkombëtare kundër pandëshkueshmërisë për krimet ndaj gazetarëve (23 nëntor), federata shprehet se të dhënat e 2011tës dëshmojnë për vazhdimin e dhunës e gjakderdhjes dhe mungesën e aksionit për t’i ndaluar ato.

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA