Bie sërish popullariteti i Sarkozi

03/12/2010 03:00

Vazhdon rënia e lirë e popullaritetit të presidentit francez, Nikolas Sarkozi. Sipas sondazheve më të fundit në dhjetor presidenti ka prekur nivelin më të ulët.

Në sondazhin e publikuar në revistën Figaro, thuhet se presidenti francez ka humbur edhe 2 pikë të tjerë në krahasim më muajin nëntor, pavarësisht ristabilizimit të kabinetit qeveritar.

Sarkozi nga sondazhet rezulton se ka humbur plot 24 përqind të mbështetësve që nga koha e zgjedhjes, në maj të 2007-ës. Në sondazh u përfshi edhe kryeministri Fijon, i cili rezultoi me rënie prej tre pikësh.

Top Channel