HIV, këtë vit më pak viktima

01/12/2010 15:00

Me pak infektime dhe me pak vdekje nga SIDA ne mesin e grave dhe foshnjave te tyre veren kete vit agjensia e OKB-se per luften kunder semundjes se shekullit.

Kombet e Bashkuara thone se mund te arrihet nje brez pa virusin e frikshem HIV, nese komuniteti nderkombetar angazhohet me force ne parandalimin e tij, ne trajtimin e semundjes dhe ofrimin e mbrojtjes sociale. Ekspertet trumpetojne kete vit nje sukses me te madh ne frenimin e epidemise.

Te dhenat e Kombeve te Bashkuara tregojne se infektimi nga virusi HIV ka rene me 20 % gjate dekades se fundit dhe ka renie edhe ne numrin e vdekjeve keto 5 vjet. Si perhere, numrin me te madh te vdekjeve dhe infektimeve e ka Afrika sub-sahariane, megjithate edhe aty eshte shenuar nje fare perparimi, thote Zeri i Amerikes.

Kjo dite eshte shenuar ne vende te ndryshme te botes. Ne Tajlande, aktivistet zhvilluan tubime, marshime dhe evente nga me te ndryshmet me qellim rritjen e ndergjegjesimit per semundjen e rende. “I keni bere analizat e gjakut kete vit?” ishte sllogani i njerit prej manifestimeve ne kryeqytetin e vendit, Bankok.

Nxenes te dy gjimnazeve ne Pekin u mblodhen e krijuan se bashku me mijera fjongo te kuqe per t`i shperndare ne komunitet.
Ne Filipine, Organizatat e Shendetesise dhe te prekur nga SIDA dolen ne nje prej lagjeve me drita te kuqe te Maniles per te folur per semundjen dhe parandalimin e saj. India me 2.5 milione te prekur, nje nga tre vendet e botes me numrin me te larte te infektimeve nga HIV-i, e konceptoi kete si nje dite tubimesh masive ku moren pjese punonjes te shendetesise, vullnetare, artiste e nxenes shkollash.

Per here te pare, edhe Autoriteti Palestinez ka pranuar zyrtartisht ekzistencen e semundjes ne territoret palestineze. Rreth 33 milion njerëz anembanë botës kanë mbartur virusin HIV gjatë vitit të kaluar.  2 milion e gjysmë prej tyre, janë fëmijë.

Top Channel