Zgjedhjet në Haiti, vëzhguesit: Të vlefshme

30/11/2010 03:50

Vëzhguesit ndërkombëtarë, pavarësisht parregullsive të vërejtura në zona të shumta të vendit, i cilësuan zgjedhjet në Haiti si të vlefshme.

Misioni mbikqyrës nga Organizata e Shteteve Amerikane në raportin e tij shkruan se parregullsitë e vërejtura në disa qendra votimi, nuk janë arsye e mjaftueshme për të quajtur si të pavlefshëm procesin zgjedhor të ditë së dielë.

Pjesa më e madhe e kandidatëve opozitarë kërkuan anulimin e procesit zgjedhor për shkak të parregullsive tëmëdha.

Top Channel