Ushtria amerikane publikon armën “smart”

30/11/2010 14:35

Një armë e re, përmes të cilës ushtarët amerikanë shpresojnë të gjunjëzojnë talebanët, është prodhuar dhe publikuar nga autoritetet amerikane.

E quajtur XM-25, arma në fjalë shihet nga autoritetet ushtarake si një mjet që “do të ndryshojë rrjedhën e lojës”.

Ajo përmban një sistem drejtimi me rreze lazer dhe plumba 25 milimetërsh me eksploziv, shpërthimi i të cilit mund të programohet.

Specialisti Richard Audette, i cili ndihmoi Shtetet e Bashkuara në projektimin e armës, thotë se ajo përbën një hap përpara pasi është arma e parë me përmasa të vogla që përmban teknologjinë “smart”.

“Për një ushtar ky mjet është thelbësor për të gjetur objektivin. Më pas i drejton shënjestrën lazer, e cila të tregon rrezen e veprimit, rregullon shënjestrën, fuqinë e zjarrit dhe pastaj tërheq këmbëzën”, ka deklaruar Audette.

Top Channel