SHBA, studenti merr peng 23 bashkëmoshatarë

30/11/2010 03:00

Një student i armatosur mori peng 23 bashkëmoshatarë dhe mësuesen e tij në shtetin e Uiskonsinit në Shtetet e Bashkuara.

Menjëherë pas ngjarjes autoritetet shkollore njoftuan forcat e sigurisë për t’i njoftuar për situatën e rëndë.

Policia amerikane njoftoi se nuk ka persona të lënduar për momentin, ndërkohë që nuk dihen arsyet që kanë cuar të riun në pengmarrjen e shokëve dhe mësueses së tij.

Autorietet po negociojnë për lirimin e pengjeve.

Top Channel