SHBA, lirohen 23 studentët e marrë peng

30/11/2010 08:00

Janë liruar të 23 studentët dhe një mësues që ishin marrë peng nga një tjetër student në klasën e një shkolle në Uiskonsin, të Shteteve të Bashkuara.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave lirimi u arrit pas një negocimi që ka zgjatur pesë orë me pengmarrësin 15 vjecar.

Ky i fundit, njoftojnë burimet, qëlloi me armë zjarri veten e tij në momentin që forcat e policisë po hynin në klasë.

Sipas burimeve, ai është dërguar në spital dhe për momentin nuk dihet asgjë mbi gjëndjen e tij. Autoritetet policore lokale kanë deklaruar se nga ngjarja nuk ka pasur të plagosur të tjerë.

Top Channel