Koreja e Veriut, mijëra centrifuga nukleare

30/11/2010 09:15

Koreja e Veriut deklaron se ka mijëra centrifuga në veprim tek impianti për pasurimin e uraniumit që u zbulua më herët gjatë muajit.

Autoritetet lokale deklarojnë se impianti shërben për prodhimin e energjisë për qëllime civile, por nuk dihet nëse centrifugat mund të përdoren për të ndërtuar edhe material luftarak.

Një shkencëtar amerikan ka vëzhguar impiantin, por nuk mundi të konfirmojë nëse ai ishte duke punuar.

Njoftimi vjen në një moment kur tensionet mbeten të larta pas bombardimit që Koreja e Veriut i bëri një ishulli të Jugut një javë më parë.

Peniani ka deklaruar se bombardimi me artiljeri, që shkaktoi vdekjen e katër personave, ishte një përgjigje ndaj manovrave ushtarake të Seulit pranë ishullit Jeonpjeong.

Top Channel