I jep fund jetës regjisori Monicelli

30/11/2010 12:45

Kultura italiane humbi një prej figurave të saj më e shquara, përfaqësuesin e fundit të brezit të shkëlqyer të kinematografisë.

Vdiq ne Rome ne moshen 95-vjeçare regjisori  Mario Monicelli, i cili konsiderohej babai i komedise italiane. Ai ndodhej i shtruar ne spitalin San Giovanni dhe me sa bejne te ditur burimet mjekesore eshte hedhur nga dritarja e katit te peste te nderteses ku ndodhej i shtruar.

Mario Minicelli kishte lindur ne Viareggio ne vitin 1915 dhe gjate karieres se tij kishte drejtuar 66 filma dhe kishte shkruar rreth 80 skenare. Se bashku me Dino Risin e Luigi Comencini ai konsiderohej si nje prej “koloneleve te komedise”. Nder sukseset e tij mbeten te paharruar “Guardie e Ladri (Roje dhe hajdute) apo Amici Miei (Miqte e mi). Por perkrah komedise ai ka sjelle edhe vepra dramatike, filmin e fundit e kishte xhiruar ne vitin 2006 me shume veshtiresi per mungese fondesh.

Top Channel