Dëbora dhe i ftohti paralizojnë Poloninë

30/11/2010 16:55

Reshjet e dendura të dëborës dhe i ftohti polar po shkaktojnë probleme të mëdha në të gjithë Poloninë.

Të shumta kanë qenë vonesat e trenave dhe në disa qytete janë bllokuar mjetet publike.

Mëngjesin e sotëm në aeroportin Chopin të Varshavës janë anuluar fluturimet nga dhe për në Romë, në Frankfurt, Dusseldorf, Gjenevë dhe Londër.

Sipas shërbimit meteorologjik, temperaturat mbrëmjen e sotme mund të zbresin në minus 22 gradë në rajonet në veri të vendit.

Top Channel