Spanja e Portugalia: Nuk na duhet ndihmë

26/11/2010 13:25

“Përjashtoj cdo mundësi që Spanja të ketë nevojë për ndihmë”. Kështu ka deklaruar kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero, duke përgënjeshtruar lajmet e publikuara në media, se Spanja po bëhet gati t’i kërkojë BE-së ndihmë financiare.

Në një intervistë për një radio lokale, Zapatero është shprehur se ata që kërkojnë një rënie të Spanjës gabojnë dhe po shkojnë kundër interesave të tyre.

Kryeministri ka shtuar se qeveria e Madridit nuk ka në plan rritje të mëtejshme të taksave dhe as shkurtime të tjera në administratën publike.

Ndërkohë, edhe qeveria e Portugalisë ka mohuar zërat se ndodhet nën presionin e BE-së dhe BQE-së, për të kërkuar ndihmë financiare.

Përgënjeshtrimi është bërë nga vetë kryeministri Socrates, pas lajmeve të publikuara në edicionin gjerman të “Financial Times”.

Top Channel