Rusi, Stalini urdhëroi masakrën e Katinit

26/11/2010 14:10

Dhoma e Ulët e Parlamentit rus ka aprovuar një deklaratë në të cilën thuhet se masakra e Katinit u urdhërua nga ish-diktatori sovietik, Josef Stalin.

Sipas deputetëve, këtë hipotezë e vërtetojnë të gjitha materialet e publikuara që për vite të tëra kanë qendruar të mbyllur në arkivat sekrete.

Në propagandën zyrtare sovietike përgjegjësia për këtë krim i është atribuar gjithmonë nazistëve gjermanë.

Në vitin 1940, me urdhër të Stalinit, trupat sovietike masakruan në Katin rreth 22 mijë oficerë të ushtrisë polake.

Top Channel