Japoni, bien sërish cmimet e konsumit

26/11/2010 10:00

Cmimet e konsumit në Japoni kanë rënë për muajin e njëzetë rresht, gjë që përbën një tjetër tregues se qeveria po përpiqet të luftojë deflacionin që pengon rimëkëmbjen ekonomike.

Indeksi i cmimeve ka rënë me 0.6 për qind krahasuar me një vit më parë, tregojnë shifrat e fundit. Bëhet fjalë për një përmirësim të lehtë ndaj rënies prej 1.1 për qind që u regjistrua në muajin shtator.

Deflacioni po dëmton rritjen ekonomike, ndërkohë që konsumatorët shtyjnë blerjet në pritje të rënies së mëtejshme të cmimeve.

Por analistët thonë se përmirësimi i regjistruar krahasuar me shtatorin nuk reflekton ndonjë përmirësim përsa i përket kërkesës për konsum.

Japonia është një ndër tre superfuqitë botërore të ekonomisë, por ashtu si vende të tjera, edhe ajo ka ndjerë pasojat e krizës globale.

Top Channel