India përkujton sulmet e Mumbait

26/11/2010 09:45

India përkujton sot 2-vjetorin e sulmeve të armatosura të kryera njëkohësisht në qytetet perëndimore të Mumbait, ku humbën jetën 166 persona.

Komandot ushtarakë marshuan në rrugët në jug të Mumbait dhe ministri i Brendshëm, Palaniappan Chidambaram vendosi një kurorë me lule në një memorial kushtuar policisë.

Ndërkohë, kryeministri Manmohan Singh ka premtuar se do të dyfishojë përpjekjet për të cuar përgatitësit e sulmit të përgjakshëm përpara drejtësisë.

Qytetarët pritet gjithashtu ta përkujtojnë ditën me lutje dhe marshime paqësore.

Sulmi i terroristëve, që zgjati plot 60 orë, shënjestroi hotele luksoze, stacionin kryesor hekurudhor dhe qendrën kulturore të hebrejve.

Top Channel