Dy pengjet e piratëve, apel për lirimin

26/11/2010 19:45

Një çift afrikanojugor, i marrë peng nga piratët somalezë një vit më parë, ka lëshuar një apel direkt për shpëtimin e jetës së tyre, në një sekuencë të hedhur në internet ditën e mërkurë.

52-vjeçari Bruno Pelizzari dhe 49-vjeçarja Debbie Calitz u sulmuan ndërsa ishin duke kaluar pranë brigjeve të Tanzanisë në një jaht.

Piratët, të cilët kërkojnë katër milion dollarë për lirimin e tyre, lejuan Pelizzarin që të fliste me motrën e tij, duke i kërkuar që të bënte gjithçka që kishte në dorë për ta liruar.

Të afërmit nuk mund ta përballojnë pagimin e një shume të tillë, por ata përpiqen të grumbullojnë shumën nga shoqata bamirëse.

Si shumë qeveri të ndryshme në botë, edhe ajo e Afrikës së Jugut refuzon të paguajë “terrorista”, por Pretoria zyrtare shkon deri atje sa të refuzojë edhe ndërmjetësimin për grumbullimin e shumës së kërkuar.

Top Channel