Thanksgiving, Obama falenderon ushtarët

25/11/2010 18:50

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, me rastin e festës amerikane të Falenderimit, ka falenderuar forcat e armatosura të angazhuara në Irak dhe Afganistan.

Pikërisht në këtë ditë, Obama i ka kërkuar politikës amerikane që të bashkohet me shpirtin bipartizan, “për të punuar së bashku në të mirë të vendit”.

Por pavarësisht deklaratave entuziaste të presidentit, situata në zonat e luftës, në vecanti në vendet e mësipërme, mbetet ende e rëndë.

Gjithashtu, një sondazh i kryer së fundmi në Shtetet e Bashkuara tregonte se shumica e amerikanëve nuk do ta votonin më Obama-n për president.

Top Channel