Të zhdukur në det për 50 ditë

25/11/2010 11:25

Pas 50 ditësh të zhdukur me një barkë të vogël në Oqeanin Paqësor, tre të rinj, që ishin konsideruar të vdekur, janë shpëtuar.

Ishin zhdukur nga ishulli i Tokelau, në Zelandën e Re dhe pas kërkimeve të shumta të rinjtë u konsideruan të mbytur dhe për ta ishte zhvilluar edhe ceremonia mortore.

Ata janë shpëtuar nga një peshkarexhë në verilindje të Figi-t dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

I vetmi ushqim i tyre ishte një pulëbardhë që e kanë ngrënë të gjallë.

Top Channel