Rusi, helikopteri bie në Siberi

25/11/2010 14:50

Shtatë persona kanë humbur jetën pasi helikopteri në të cilin udhëtonin është përplasur mëngjesin e sotëm në rajonin siberian të Omsk, në Rusi.

Në bazë të hetimeve të para, helikopteri në të cilin udhëtonin dhjetë persona ishte drejtuar për në puset e naftës në zonë, por ka rënë përpara se të shkonte në destinacion.

Pas impaktit me tokën, helikopteri ka marrë zjarr. Tre janë të mbijetuarit.

Top Channel