Irak, digjen 15 cisterna me naftë

25/11/2010 19:05

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë të paktën 15 cisterna nafte në Irak, në një zonë pranë kufirit me Jordaninë.

Një cisternë që kishte shkarkuar karburantin e saj në zonën mes dy vendeve mori papritur flakë, që më pas përfshiu edhe të tjerat.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet jordaneze të sigurisë, sipas të cilave zjarri i parë ra për shkak të një aksidenti gjatë shkarkimit të naftës.

Sipas të njëjtave burime, nga flakët dy persona kanë mbetur të vrarë dhe 12 të tjerë të plagosur. Jordania importon rreth 10 mijë fuci nafte në ditë nga fqinji i saj, Iraku.

Top Channel