Gjyshja: Lutesha që Obama të bëhej mysliman

25/11/2010 13:10

Gjyshja nga ana e babait e Barack Obamës, me origjinë nga Kenia dhe një myslimane e devotshme, ka deklaruar se i është lutur Allahut që nipi i saj të konvertohej në besimtar islamik.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë 88-vjeçarja Sarah Omar në një intervistë të dhënë për të përjavshmen saudite “al-Watan”.

Deklaratat e saj janë dhënë në Gedda, ku ka shkuar për haxh, pelegrinazhi i përtvitshëm që çdo besimtar mysliman duhet të përmbush një herë në jetë.

Top Channel