Sulmi në Kore, reagojnë SHBA dhe Kina

23/11/2010 11:45

Shtëpia e Bardhë ka dënuar bombardimin e një ishulli në Korenë e Jugut nga ana e ushtrisë së Penianit, duke i kërkuar këtij të fundit të ndalë aksionet ushtarake.

“Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë Korenë e Jugut, paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në një komunikatë të selisë presidenciale.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Kina, e cila ka shprehur shqetësimin e saj për situatën mes dy Koreve dhe ka vlerësuar si të domosdoshëm rifillimin e bisedimeve me Penianin.

“Është e nevojshme të rinisin bisedimet 6-palëshe për carmatimin bërthamor të Koresë së Veriut”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pekinit, Hong Lei.

Në bisedime, përvec dy Koreve, marin pjesë SHBA, Kina, Japonia dhe Rusia, e cila ka paralajmëruar rrezikun e përshkallëzimit të aksioneve ushtarake në gadishullin korean.

Ndërkohë, autoritetet e Seulit kanë konfirmuar se ka shkuar në dy numri i ushtarëve që kanë humbur jetën si pasojë e bombardimit dhe në 70 ai i shtëpive të djegura.

Top Channel