SHBA, dy pako të dyshuara në aeroportin e Bostonit

23/11/2010 21:45

Një zonë e aeroportit Logan të Boston ku zakonisht zhvillohen fluturimet e ngarkesave është evakuuar për prezencën e dy pakove të dyshimta.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet portuale, duke saktësuar se masa është marrë për motive parandalues pasi qentë që përdoren për kontroll kishin dhënë shenja të dyshimta.

Pakot ishin shkarkuar në Boston nga një fluturim nga Nigeria dhe të dyja kishin adresa nigeriane.

Për ngjarjen kanë ndërhyrë skuadra e zjarrfikësve.

Top Channel