Fratini: Italia “ura” mes Izraelit dhe Turqisë

23/11/2010 01:25

Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini i shprehu gatishmërinë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu për të ndërmjetësuar në përmirësimin e marrëdhënieve Turqi-Izrael.

Fratini tha se nisur edhe nga marrëdhëniet e mira mes Turqisë dhe Italisë si dhe nga marrëdhëniet e mira personale mes Berluskonit dhe Erdogan, Italia mund të ndërmjetësojë mes dy vendeve, dikur aleatë stratëgjikë dhe që tashmë kanë ftohur marrëdhëniet e tyre që prej incidentit të flotiljes turke me ndihma drejt Gazës ku gjetën vdekjen 9 persona si pasojë e sulmit të forcave speciale izraelite.

Ministri italian foli edhe për situatën në Lindjen e Mesme. Fratini tha se Italia është për një zgjidhje ‘pragmatike’ të situatës në Jeruzalemin Lindor, ku pjesa më e madhe e popullsisë është arabe.

Top Channel