Zelandë e Re, ekipet e shpëtimit pranë galerisë

22/11/2010 14:05

Ekipet e shpëtimit në Zelandën e Re janë duke përfunduar shpimin e një tuneli nëntokësor në minierën ku 29 minatorë konsiderohen të humbur që nga e premtja, pas një shpërthimi nëntokë.

Tuneli, i gjerë vetëm 15 cm, ka arritur thellësinë 135 m por i duhen dhe 27 cm për të arritur deri në vendin ku besohet se kanë mbetur të ngujuar minatorët.

Ekipet e shpëtimit duan të kontrollojnë për gazra dhe të dëgjojnë për shenja jete. Në minierën Pike River në Ishullin Jugor do të dërgohet dhe një robot.

Kryeministri John Key tha se ekziston “çdo gjasë” që minatorët të jenë ende gjallë.

Top Channel