Suriname, shembje në minierën e arit, viktima

22/11/2010 13:45

Është shtatë të vdekur dhe dy të plagosur bilanci i shembjes së një miniere ari në Suriname, ish-koloni e Guajanës Holandeze, në Amerikën e Jugut.

Viktimat mbetën të varrosura pas shembjes së mureve të minierës, e thellë 20 metra.

Asnjë prej viktimave nuk punonte për kompaninë që kujdesej për impiantin, pasi bëhej fjalë për abuzues.

Top Channel