SHBA, ulje emergjente në Nju Jork

22/11/2010 08:50

Një fluturim i kompanisë amerikane “Delta” i nisur nga Nju Jorku dhe drejtuar për në Moskë është ulur me urgjencë në aeroportin Jfk. Shkak dyshohet të jetë zjarr në një nga motorët.

Avioni, me 200 persona në bord, ka prekur tokën pa problem, pasi ka shkarkuar nga serbatorët karburant.

Një zëdhënës i aeroportit të Nju Jorkut ka nënvizuar se dëmi në motor nuk kishte shkaktuar asnjë zjarr.

193 pasagjerët në bord janë ulur në Nju Jork pa asnjë problem.

Top Channel