Pakistan, ndalohet makina me eksploziv

22/11/2010 09:45

Policia pakistaneze ka bllokuar në Islamabad një grua në drejtimin e një mjeti në të cilin ishin fshehur 130 kilogramë eksploziv.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja “The Express Tribune”.

Mjeti, i drejtuar nga Ambri Bibi, vinte nga Peshawar.

Siguria në kryeqytetin pakistanez është përforcuar pas sulmit terrorist të Pakpattan (provinca e Punjab) me 26 tetorin e shkuar.

Top Channel