Kolumbi, autobusi në humnerë, 17 të vdekur

22/11/2010 09:00

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas rënies së një autobusi në një humnerë, në jug-perëndim të Kolumbisë.

Autobusi ishte duke transportuar shtetas të komunitetit Paez, në departamentin e Cauca.

“Në tentativën për të frenuar, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të kushteve të këqija të rrugës nga shiu”, kanë bërë të ditur autoritetet.

Top Channel