Kinë, shpëtojnë 29 minatorët e bllokuar

22/11/2010 08:00

Janë shpëtuar të 29 minatorët e bllokuar nga dje në një minierë në juglindje të Kinës.

Aksidenti ka ndodhur dje në mëngjes kur në minierën e karbonit të Batian, pranë qytetit të Neijiang, në provincën e Sichuan, ishin 41 minatorë.

Kur përmbytja ka filluar të bllokojë minierën, 13 punëtorë arritën të ngjiten dhe të shpëtojnë, të tjerët mbeten të bllokuar deri këtë mëngjes kur janë shpëtuar.

Top Channel