Irlanda edhe në krizë politike

22/11/2010 16:00

Irlanda krahas krizës ekonomike, duket se është në prag të një krize politike pasi Partia e Gjelbër pjesë koalicionit qeverisës ka kërcënuar me largimin nga koalicioni nëse nuk zhvillohen zgjedhje të parakohshme fillimvitin e ardhshëm.

Lideri partisë së gjelbër John Gormley tha se qeveria duhet të hartojë një plan emergjence katër vjecar, kalimin muajin e ardhshëm të buxhetit për vitin 2011 dhe më pas të shpërndajë parlamentin.

Duke shpjeguar këtë vendim John Gormley tha: “Zhvillimet e javës së fundit ishin tronditëse për elektoratin irlandez. Njerëzit ndjehen të tradhëtuar dhe të drejtuar keq”.

Të gjelbërit irlandez besojnë se zgjedhjet e parakohshme do t’i japin mundësi irlandezëve të lëkundur të zgjedhin një qeveri të votëbesuar nga shumica e tyre.

Partia e gjelbër në parlamentin irlandez ka gjashtë deputetë votat e të cilëve janë të domosdoshme për të kaluar ligjet e propozuara nga qeveria e kryeministrit Brian Coëen.

Propozimi për zgjedhje të parakohshme që vjen nga një parti e koalicionit qeverisës është përshkruar nga analistët politik si një trondintje e papritur për qeverinë irlandeze në këto momente tejet të vështira.

Kërkesa e Partisë se Gjelbër vjen menjeherë pasi Bashkimi Europian i garantoi Irlandës një ndihmë  prej miliarda euro që do të lëvrohen gjatë tre viteve të ardhshme.

Drejtuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar ende nuk e kanë bërë publike shifrën e ndihmës që pritet të jetë më shume se 80 miliardë euro.

Megjithëse Anglia nuk është pjesë e Eurozonës, ministri i Financave George Osborne ka deklaruar se kontributi i ndihmës angleze do të jetë 7 miliardë euro.

 

Top Channel