Irani, caktohet procesi ndaj dy amerikanëve

22/11/2010 12:30

Do të zhvillohet më 6 shkurt 2011 procesi ndaj dy shtetasve amerikanë në burg prej 16 muajsh në Iran me akuzën e hyrjes së paligjshme në vend dhe spiunazh.

Shane Bauer dhe Joshua Fattal, 28 vjeç, u arrestuan më 31 korrik 2009 me miken e tyre Sarah Shourd gjatë një ekskursioni në mal në Kurdistanin irakian.

Sarah Shourd është lënë e lirë për arsye shëndetësore shtatorin e shkuar pas një garancie prej 500 mijë dollarësh.

Top Channel