Gjermani, vdes krimineli nazist i luftës

22/11/2010 17:50

Një nazist i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e 430 mijë hebrejve në kampin e përqendrimit të Belzekut, ka vdekur në Gjermani në moshën 89-vjecare.

Samuel Kunz ishte i treti në listën e nazistëve më të kërkuar për krime lufte dhe duhet të paraqitej në gjyq në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai është akuzuar gjithashtu se ka vrarë personalisht me armë zjarri 10 hebrej të tjerë në kampin e Polonisë së pushtuar gjatë viteve 1942-43.

Kunz vdiq ditën e enjte në shtëpinë e tij, por lajmi u bë publik vetëm sot nga prokurori gjerman Andreas Brendel. Gjithësesi, shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.

Kunz ka pranuar se ka punuar në kampin e Belzekut dhe është thirrur si dëshmitar në një gjyq që kishte si të pandehur gardianin e kampit, John Demjanjuk, 90 vjec, i cili u ekstradua nga SHBA në vitin 2009.

Top Channel