SHBA, Michelle Obama: Jo ushqimeve-mbeturina

21/11/2010 13:25

Zonja e parë amerikane, Michelle Obama do të lajmërojë nesër një iniciativë të re për të instaluar 5 mijë makina self-service sallate në të gjitha shkollat publike në SHBA.

Lajmin e ka bërë të ditur “grist.org”.

Iniciativa do të fillojë në Florida, ku Michelle do të jetë nesër për të mbështetur fushatën kundër obezitetit fëminor.

Plani do të ofrojë fonde për të instaluar makinat në shkollat publike për t’i dhënë ushqime të shëndetshme fëmijëve të mësuar në me “junk food”.

Top Channel