Papa pranon profilaktikët

21/11/2010 16:35

Deklarata e Papa Benediktit XVI për përdorimin në disa raste të kondomit është përshëndetur gjerësisht, duke u cilësuar një hapje e re e Kishës Katolike.

Ati i Shenjtë i referohej kryesisht parandalimit të sëmundjes së SIDA-s.

Këto deklarata do të publikohen në librin “Itervistë, Drita e Botës” të gazetarit gjerman Peter Sejvald që do të publikohet javën e ardhshme.

Vatikani ka qenë një kundërshtar i paepur i profilaksive të cilat i konsideronte një formë artificiale të kontraceptimit.

Papa Benedikti XVI përmend shembullin e meshkujve që ushtrojnë prostitucion, të cilët sipas tij duhet të përdorin kondomin si një mënyrë që parandalon përhapjen e virusit HIV. Ky mund të konsiderohet një akt i përgjegjësisë morale dhe shton se përdorimi i tyre nuk është rruga e vërtetë për t’i bërë ballë sëmundjes.

Top Channel