Pakistan, shpërthen shkolla e femrave

21/11/2010 11:25

Disa persona të panjohur kanë shkatërruar sot me një ngarkesë shpërthyese një shkollë të femrave në distriktin e Landi, një territor fisnor në kufi me Afganistanin.

Atentati ka ndodhur në mëngjes duke shkatërruar plotësisht shkollën fillore pa shkaktuar asnjë viktimë, pasi në momentin e shpërthimit ndërtesa ishte e shkretë.

Sipas mediave vendase, ndërtesa ka pësuar dëme të shumta dhe shpërthimi ka ndodhur në një zonë të boshatisur.

Top Channel