NATO, takim mes Obamës dhe Medvedev

21/11/2010 11:55

Presidenti amerikan, Obama dhe ai rus Medvedev kanë pasur një takim të paparashikuar në kuadër të takimit të NATO-s në Lisbonë.

Lajmin e ka bërë të ditur një përgjegjës i Shtëpisë së Bardhë.

“U veçuan në një dhomë dhe kanë folur për rreth 15-20 minuta’, është shprehur për mediat zëdhënësi i presidetit amerikan, Ben Rhodes, në bordin e Air Force One, në udhëtim për në Uashington.

“Ka qenë një takim informal, i paparashikuar”, ka shtuar ai.

Top Channel