Iran, djali i Rafsanjani gati për t’u kthyer

21/11/2010 13:45

Mehdi Hashemi, djali i ish presidentit iranian Akbar Hashemi Rafsanjani, është shprehur i gatshëm të kthehet në atdhe nga Britania e Madhe, nëse do i garantohet një proçes i drejtë.

Ai është akuzuar nga ambjentet ultrakonservatore se ka pasur rol në organizimin e manifestimeve të opozitës gjatë vitit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hashemi në një letër të dërguar për prokurorin e përgjithshëm, Gholamhossein Mohseni-Ejei.

Top Channel