Abu Mazen: Moratorium në Jeruzalemin lindor

21/11/2010 14:15

Palestinezët nuk do të kthehen në tavolinën e negociatave nëse Izraeli nuk do të impenjohet të ngrijë ndërtimet në Territoret e Pushtuara, edhe në Jeruzalemin Lindor.

Kështu është shprehur presidenti i Autoritetit Palestinez, Abu Mazen, gjatë konsultave në Kajro me presidentin Mubarak.

Yasser Abed Rabbo (Olp) ka kritikuar disponueshmërinë e SHBA-ve për të lejuar zgjerimin e ndërtimeve të Izraelit, nëse do të pranojë një moratorium të kolonive për tre muaj.

Top Channel