Terrorizmi, arrestohet oficeri Namibian

20/11/2010 17:35

Arrestohet në Namibi një oficer i policisë aeroportuale, në lidhje me zbulimin e një pakoje të dyshimtë ndërsa ishte duke hipur në një fluturim të “Air Berlin”.

Mjeti u nis të mërkurën për në Mynih nga Windhoek, kryeqyteti i vendit afrikan.

Lajmin e ka bërë të ditur Sebastian Ndeitunga, komandant i forcave të rendit të Namibisë.

Ka qenë pikërisht oficeri që ka tentuar të ngjisë në bord një bombë të rremë, në realitet të padëmshme.

Top Channel