Terrorizmi, “Spiegel”: Reichstag-u nën shenjestër

20/11/2010 16:10

Terroristët e lidhur me Al Kaedën po projektojnë të sulmojnë Reichstag-un, në Berlin, me marrje pengjesh dhe me qëllimin për të vrarë sa më shumë persona të munden, në stilin e sulmeve në Bombei.

Lajmin e ka bërë të ditur në faqen e saj në internet, e përjavshmja gjermane “Der Spiegel”, e cila thekson se ka informacione të sakta dhe citon burime të sigurisë.

Sulmet janë parashikuar të ndodhin në shkurt ose mars.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Duam të jetojmë të lirë, pa frikë, asnjë kërcënim terrorist do na e ndalojë këtë”, tha ajo.

Top Channel