Talebanët: NATO humbi në Afganistan

20/11/2010 18:55

“NATO është e destinuar që të humbë në Afganistan”. Ky ka qenë reagimi i talebanëve në kuadër të takimit të Lisbonës ku u vendos tërheqja e trupave nga vendi duke filluar nga viti i ardhshëm.

“Është e qartë, pas 9 vitesh, pushtuesit janë të destinuar të kenë të njëjtin fat të atyre që kanë përshkuar të njëjtën rrugë para tyre”, lexohet në një komunikatë të dërguar me e-mail.

Për talebanët, “shtimi i trupave, strategjitë e reja, gjeneralët e rinj, bisedimet dhe propaganda nuk kanë asnjë efekt”.

Top Channel