SHBA, gjashtë “F-16” të tjerë Pakistanit

20/11/2010 12:30

Pakistani do të marrë sot nga Shtetet e Bashkuara gjashtë avionë të tjerë luftarakë të tipit “F-16”, në versionin “Block 52”.

Arsenali luftarak i forcave ajrore të Islamabadit do të ketë në total 12 avionë të këtij lloji.

Dorëzimi është pjesë e një furnizimi prej 18 avionësh luftarakë, që do të kompletohet brenda vitit.

Përvec “F-16”, flota ajrore pakistaneze do të ketë edhe avionë të prodhimit kinez, francez të tipit “Mirage” dhe “JF-17”, të prodhuar së bashku nga Pekini dhe Islamabadi.

Top Channel