Nigeri, sekuestrohen 10 milionë usd heroinë

20/11/2010 10:25

Autoritetet nigeriane kanë deklaruar se kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme heroine, që në treg do të kapte vlerën e 10 milionë dollarëve.

Drejtues të Agjencisë ligjore kundër drogës kanë bërë të ditur se sekuestrimi u bë në portin detar të Apapasit, në Lagos.

Sipas burimeve, lënda narkotike ishte fshehur në pjesë motorike dhe ishte dërguar me anije nga Irani.

Konfiskimi vjen vetëm pak ditë pasi Nigeria denoncoi Teheranin në OKB lidhur me një ngarkesë të paligjshme armësh që vinte nga Irani dhe që u bllokua në fillim të javës.

Zëdhënësi i Agjencisë së anti-drogës, Mitchell Ofoyeju ka deklaruar se agjencia kishte marrë informacione nga shërbimet sekrete të huaja 4 muaj më parë dhe se ishte duke mbikëqyrur dorëzimin e drogës para se ajo të mbërrinte në Nigeri.

Top Channel