NATO: Të nisë strategjia e tranzicionit

20/11/2010 12:20

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka hapur pak më parë ditën e dytë të punimeve të samitit të Aleancës, në Lisbonë të Portugalisë.

Përvec liderëve të vendeve anëtare të NATO-s, në samit janë të pranishëm edhe presidenti afgan Hamid Karzai, si dhe drejtuesit e 20 vendeve që veprojnë në kuadër të forcës ndërkombëtare, ISAF.

Vetëm pak caste pas nisjes së mbledhjes, liderët e vendeve kanë dhënë dritën jeshile për nisjen e strategjisë së tranzicionit në Afganistan.

“Strategjia do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2011 dhe ka si objektiv kalimin e përgjegjësive të sigurisë tek trupat afgane në të gjitha provincat e vendit brenda vitit 2014”, thuhet në një komunikatë.

Në këtë dokument mbështeten edhe përpjekjet e qeverisë afgane për integrimin e atyre anëtarëve të njësive rebele që heqin dorë nga dhuna dhe pranojnë kushtetutën afgane.

Top Channel