Nato-Rusi, Obama: Takim produktiv

20/11/2010 21:25

“Takimi ka qenë shumë produktiv”. Kështu është shprehur presidenti Obama në konferencën për shtyp finale të takimit të NATO-s në Lisbonë.

Me Rusinë “kemi arritur një marrëveshje për të bashkëpunuar mbi mbrojtjen raketore dhe për këtë aleanca “nuk ka qenë ndonjëherë kaq e fortë”.

Gjithashtu ka një mbështetje të jashtëzakonshme të NATO-s për një ratifikim të shpejt të Traktatit Start SHBA-Rusi për çarmatimin.

“Takimi ka qenë një ndalesë e rëndësishme për marrëdhëniet Nato-Rusi”, është shprehur Medvedev

Top Channel