NATO-Rusi: Bota pa armë bërthamore

20/11/2010 14:15

NATO dhe Rusia janë të vendosur të krijojnë kushtet për një botë pa armë bërthamore.

ështu thuhet në deklaratën e konkluzioneve të arritura në samitin NATO-Rusi, që po zhvillohet në Lisbonë.

Sipas deklaratës, Aleanca dhe Rusia janë dakord për për të diskutuar se si të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e mburojes raketore dhe aprovojnë kryerjen e një analize të përbashkët mbi kërcënimet.

Për më tepër, NATO dhe Rusia do të distancohen nga kërcënimet dhe përdorimi i forcës ndaj njeri-tjetrit, si dhe nga ndërhyrjet ushtarake në shtete të tjera.

Top Channel