Haiti, shtohen viktimat nga kolera

20/11/2010 16:45

Pas tërmetit shkatërrimtar, Haiti është braktisur në mëshirë të fatit dhe rrugët tashmë po mbushen me të vdekurit nga kolera.

Pa ilaçe e ushqime, sëmundja po përfshin gjithë ishullin në mënyrë dramatike.

Organizata “Mjeku pa kufi” flet për të paktën 1.200 të vdekur e mbi 20 mijë të prekur.

Top Channel