Camilla? Mund të bëhet mbretëreshë

20/11/2010 15:25

Në javën kur familja mbretërore ka rifituar simpatinë popullore falë lajmërimit për fejesën zyrtare të princit William me Kate Middleton, babai i tij Carls bën një deklaratë surprizë në mediat vendase.

I pyetur për bashkëshorten Camilla nga NBC, ai është përgjigjur se ajo mund të bëhet mbretëresha e ardhshme e vendit, nëse dhe kur ai do të ngjitet në fron.

“Të shohim, edhe mund të bëhet”, i është përgjigjur Carls pyetjes së papritur të gazetarit Brian Williams.

Kjo përgjigje nuk është pritur mirë nga shtypi anglez që nënvizon se kujtimi i princeshës Diana është ende i fortë, pa marrë parasysh që janë ende të shumtë ata që nuk falin Camilla-n për rolin e saj në përfundimin e martesës së Carls.

Top Channel