Afganistan, Obama tregon takimin me Karzai

20/11/2010 20:50

Në Lisbonë jo gjithçka ka shkuar vaj mes Barack Obama e Hamid Karzai.

Një gjë të tillë e ka lënë të kuptohet vetë presidenti amerikan duke pranuar publikisht se biseda me homologun afgan ka qenë e “mprehtë”.

Karzai në ditët e fundit, pikërisht në kuadër të samitit të NATO-s në kryeqytetin portugez, ka kritikuar vazhdimisht operacionet ushtarake të NATO-s në Afganistan nga të cilat ka kërkuar reduktimin.

Top Channel